Kapet një arsenal armësh në Kaçanik

Në fshatin Biqec të Kaçanikut, afër një pylli, janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese, si predha dhe municione.

Lajme

06/02/2014 09:26

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një arsenal armësh në fshatin Biqec të Kaçanikut.

Armët dhe municioni ilegal është gjetur afër një pylli. Aty policia ka konfiskuar mjete të dyshuara shpërthyese, si predha dhe municione.

Njësitë e hetuesisë, forenzikës, njësia K9 dhe njësia për deminim e Policisë së Kosovës, kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar:

 

1 mortajë dore M-500 prodhim kinez,

6 predha të kësaj mortaje me 6 shtytëse të predhave,

1 zollë M-80 prodhim jugosllav,

11 tromblona të pushkës,

11 detonatorë të bombës së dorës,

2 donatorë elektrikë,

1 minë këmbësorike e çmontuar,

4 fishekë shkollorë,

1 çantë sportive,

1 çantë ushtarake

1 çantë e ndihmës së parë (ushtarake).

 

(Kosovapress)