Kapet me 20 mijë euro false, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nën dyshimin e falsifikimit të kartmonedhave.

Lajme

21/02/2018 09:19

Taulant Dubali është arrestuar pasi atij i janë gjetur 20.700 dollarë, prerje njëqindëshe të dyshuara si të falsifikuara.

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal, njofton TCH.