Kapen 3 shqiptarët që masakruan polakun me shkop bejsbolli
Janë identifikuar dhe arrestuar nga policia tre shqiptarët të cilët masakruan mbrëmjen e të shtunës me shkop bejsbolli, steka bilardoje dhe dorëza hekuri një polak.

Lajme
Të gjithë janë akuzuar për tentativë vrasjeje.
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në Novara të Italisë.
Të arrestuarit janë shqiptari me inicialet E.L., menaxher i lokalit, i vëllai R. L., të dy banues në Novara, dhe kushëriri i tij, E.L., që shkonte herë pas here në Itali, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.