Kanye West e tepron këtë herë me Taylor Swift

Ka qenë ai që e ka ngjitur për herë të parë në skenë, por duket se Kanye West është penduar për këtë gjë, madje ka vendosur ta ofendojë Taylor Swift përmes tekstit në një nga këngët e tij.

ShowBiz

12/02/2016 23:28

Kanye ka publikuar gjatë javës së modës në Nju Jork disa nga këngët e albumit të tij të ri, ku njëra prej tyre i kushtohet këngëtares 26-vjeçare.

Në këngën e tij, ai ka lënë të nënkuptohet se ka kryer marrëdhënie intime me Swift, duke shtuar gjithashtu se falë tij ajo u bë e famshme.