Kamera e Samsung Galaxy S7 superiore ndaj iPhone 6s në dritë të zbehtë

Flagshipi më i fundit i Samsung ka debutuar tashmë, dhe kamera është një pikë me interes.

Auto & Tek

12/03/2016 00:10

Kamera mbrapa tani është 12-megapiksel, por përmban një aperturë më të madhe, piksela më të mëdhenj, dhe stabilizim optik të imazhit. Të gjitha këto karakteristika e bëjnë këtë kamer të shkrepë foto të shkëlqyera në vende me pak dritë.

Fotot e mësipërme janë shkrepur së bashku në të njëjtën kohë në një dhomë me dritë të zbehtë, dhe fotoja e shkrepur nga Galaxy S7 është shumë më e ndritshme se ajo e shkrepur nga iPhone 6S apo Galaxy S6. Është me të vërtetë mbresëlënëse! Megjithatë, ka disa faktorë që mund të ndikojnë në këtë test.

Së pari, telefoni mund të ketë qenë i vendosur në një tavolinë, kështu që nuk mund të tregojmë se sa i mirë është stabilizimi i imazhit optik, as nuk mund të tregojmë se sa mirë e llogaritë “blur-in” telefoni. Ekspozimi mund të ketë qenë i vendosur shumë lartë, por ne nuk e dimë këtë. Sido që të jetë, kamera tregon disa potenciale të vërtetë, por na duhet t’a testojmë vetë ne për të parë se sa mirë është ajo në të vërtetë./lajmi.net

samsung-galaxy-s7-s6-iphone-6s-camera-comparison