“Kallu” publikohet nga Amantia Miku (Video)

Amantia Miku është një artiste e re e cila po futet fuqishëm në tregun e muzikës dhe premton shumë.

ShowBiz

19/06/2017 13:22

Ajo dje ka lansuar projektin me titull ‘Kallu’, me klip të realizuar nga Imagine, kurse për muzikën dhe tesktin është përkujdesur K-Master, shkruan lajmi.net.

Vite më parë Amantian e kemi parë në bashkëpunim me Hekuran Krasniqin, gjegjësisht në këngën ‘Shih shih’, kurse tani këngëtarja është rikthyer me një projekt solo.

Kënga ‘Kallu’ të cilës Amantia ia ka bashkëngjitur edhe klipin, është ritmike dhe i përshtates sezonit në të cilin po hyjmë.

Këngëtarja është pjesë e kompanisë muzikore dhe menagjuese “Hokus Pokus” nga Prishtina me producentë Kushtrim Berishën dhe Nestor Tunaj (K-Master dhe Strike Beatz). /Lajmi.net/

YouTube player