Kaliforni: Vazhdojnë kërkimet për të gjallë pas shembjeve vdekjeprurëse – Lajmi.net
Kaliforni: Vazhdojnë kërkimet për të gjallë pas shembjeve vdekjeprurëse
Autori: Lajmi.net Bota 18:48, 11 January 2018
Ekipet e shpëtimit në pjesën jugore të Kalifornisë edhe sot i kanë vazhduar përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve eventualë, pas shembjeve vdekjeprurëse të dheut, përgjatë vendbanimeve bregdetare.

Autoritetet në Santa Barbara kanë konfirmuar se 17 vetë e kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Janë lënduar 28 vetë.

“Tash, kapacitetet tona janë të fokusuara në përcaktimin nëse dikush është ende gjallë në të gjitha këto struktura që janë dëmtuar”, tha sherifi në Santa Barabara, Bill Brown, raporton agjencia Reuters.

Afro 500 pjesëtarë të shërbimeve të shpëtimit po i përdorin qentë e trajtunar, helikopterët ushtarakë dhe pajisjet për fotografim termik.

Shembja shkatërruese e dheut ka filluar pas të reshurave të mëdha të martën në mëngjes. Janë shkatërruar afro 100 shtëpi dhe qindra struktura të tjera, kanë thënë zyrtarët në Santa Barbara./REL

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO