Kadri Veseli i bindur se Thaçi do të zgjidhet president (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së të burgosurve Politikë të Kosovës, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së Hashim Thaçit, president i Kosovës.

Lajme

26/01/2016 12:17

Veseli është shprehur i bindur se Thaçi do të zgjidhet president i vendit.

“Hashim Thaçi do të zgjidhet president i vendit dhe ky proces nuk është duke u komplikuar”, është shprehur Veseli, pasi është pyetur nëse kreu i PDK-së do të zgjidhet president brenda muajit shkurt, transmeton lajmi.net

Veseli ka fol edhe për deklaratën e Jahjages e cila ka  thënë se Kosova nuk ka nevojë për ndërhyje të ndërkombëtarëve për tejkalimin e krizës duke shtuar se Kosova ka nevojë për mbështetje e ndërkombëtarëve e sidomos të Amerikës.

Për kërkesën e opozitës për zgjedhje, Veseli ka thënë së është kërkesë legjitime e tyre por që vendi nuk ka nevojë të për zgjedhje.

Ai nuk ka treguar se kur do të mbahet seanca e radhës por ka thënë se do të shtojnë bisedimet me opozitën para se ajo ta mbahet. /lajmi.net

YouTube player