Kabul: Elsplodim dhe të shtëna, përgjegjësinë e morën talibanët

Ndërmjet forcave të sigurisë afgane dhe sulmuesve të panjohur në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, sot kanë shpërthyer përleshje të armatosura, pak kohë pasi është dëgjuar një eksplodim i fuqishëm, në pjesën perëndimore të qytetit, ka thënë një zyrtar policor.

Bota

01/03/2017 11:14

Së paku dy persona të armatosur kishin hapur zjarr kundër një shkolle ushtarake dhe selisë së policisë në një rajon të Kabulit.

Për dhunën e sotme, përgjegjësinë e kanë marrë talibanët, ndërsa një zëdhënës i tyre tha se militantët i kan sulmuar tri caqe në Kabul, që kanë shkaktuar viktima të shumta. Por, ai nuk ka dhënë detaje të tjera

Nuk ka pasur komente zyrtare për viktima eventuale.