Ka gjithsej 23 ndërhyrje kirurgjike, vetëm për tu dukur si Supeman (FOTO)

Herbert Chavez, 37 vjeçar nga Filipine, është një ‘Superman’ i çmendur që ka kryer 23 operacione plastike për tu dukur si personazhi i ëndrrave të tij.

Bota

14/03/2016 12:06

Megjithatë doktorët kanë thënë se nuk do të kryejnë më operacione në fytyrën apo trupin e tij pasi ai ka vënë jetën e tij në rrezik, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se që në moshën 5 vjeçare ka rënë në dashuri me Supermanin dhe vazhdimisht diçka e shtyente të transformohej në një të tillë.

Doktorët e tij Terry Dubrow dhe Paul Nassif kanë thënë se pas kaq shumë ndërhyrjesh kirurgjike ai është injektuar në gjoks me “MesoLipo” një sëmundje muskulore e cila është ilegale në SHBA.

Chavez gjithashtu në vitin 2012 është paraqitur në librin e rekordeve Guinness për dashurinë më të madhe ndaj një personazhi joreal ‘Superman’.

Gjatë 18 viteve ai ka bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë, zbardhjen e lëkurës, ka mbushur nofullat, dhe ka larguar tërë dhjamin që ka pasur, megjithatë doktorët nuk kanë pranuar të ndërhyjnë në barkun e tij./Lajmi.net