Juventus thyen rekordin e golave në Serie A

Asnjë ekip tjetër nuk e kishte arritur këtë shifër të golave në 10 xhirot e para nga sezoni i largët 1951-52.

Sport

26/10/2017 10:44

Juventus ka vendosur një rekord të ri të golave në Serie A.

Skuadra kampione ka shënuar 31 gola në 10 xhirot e para të Kampionatit italian.

Asnjë ekip tjetër nuk e kishte arritur këtë shifër të golave në 10 xhirot e para nga sezoni i largët 1951-52, përcjell “lajmi.net”.

“Bianconerët” me golashënuesin më të mirë Paulo Dybala me 11 gola kanë krijuar një sulm të fuqishëm gjatë këtij sezoni, të kompletuar nga Gonzalo Higuain e Mario Mandzukic. /Lajmi.net/