Juventus para Barcelonës

Gianluigi Buffon ka njoftuar se refuzoi mundësinë e transferimit në Barcelonë para se të kalonte në Juventus. 35-vjeçari ka njoftuar se kishte ofertë t’i bashkohej gjigantit katalan më 2001, mirëpo u përcaktua për Bianconerët. “Mund të shkoja në Barcelonë më 2001”, deklaroi Buffon për Mediaset. “Megjithatë, vendosa të kaloj në Juventus pas diskutimit me babanë,…

Sport

17/10/2013 20:00

Gianluigi Buffon ka njoftuar se refuzoi mundësinë e transferimit në Barcelonë para se të kalonte në Juventus. 35-vjeçari ka njoftuar se kishte ofertë t’i bashkohej gjigantit katalan më 2001, mirëpo u përcaktua për Bianconerët.

“Mund të shkoja në Barcelonë më 2001”, deklaroi Buffon për Mediaset. “Megjithatë, vendosa të kaloj në Juventus pas diskutimit me babanë, dhe jam mirënjohës për këtë. Të jem në Juventus është një përvojë unike që më ka sjell shumë gëzime. Dhe, nuk duhet harruar se Barcelona aso kohe nuk ishte skuadër si kjo që është tani”, shtoi kapiteni i Italisë.

Buffon, i cili së fundmi vazhdoi kontratën me Juventusin deri më 2015, po ashtu ka bërë të ditur se refuzoi mundësinë e kalimit në Evropën lindore me kontratë të majme, para se të konfirmonte të ardhmen e tij në Torino.

“Kam mundur të shkoj në Evropën Lindore për shumë më tepër para, por vendosa të mbetem në Juventus”, përfundoi ai.