Juventus me përforcim nga Barcelona

Juventus ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit Andre Gomes, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

27/10/2017 09:11

Juventus kërkon një përforcim nga Barcelona.

Kampioni nga Serie A ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit Andre Gomes, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane raportojnë se “Bianconerët” kanë ringjallur interesimin për blerjen e yllit portugez, përcjell “lajmi.net”.

Gomes ishte objektiv i Juventusit para transferimit nga Valencia te Barcelona për 50 milionë euro. /Lajmi.net/