Juventus me ofertë prej 75 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit (FOTO)

Mateo Kovacic do të mbetet në Real Madrid.

Sport

19/08/2017 08:25

Mateo Kovacic nuk do të largohet nga Real Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se klubi madrilene ka refuzuar një ofertë nga Juventus me vlerë prej 75 milionë euro për transferimin e tij.

Kovacic ndonëse nuk e ka të sigurt statusin e titullarit në formacionin e trajnerit Zinedine Zidane prapë konsiderohet si futbollist i dobishëm në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Zidane ka kërkuar nga klubi që të mos e shesë Kovacicin gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/