Juventus lajmëron Bayern Munichun për vendimin rreth Costas

Juventus ka lajmëruar klubin nga Bundesliga në lidhje me blerjen e reprezentuesit brazilian, Douglas Costa.

Sport

20/02/2018 09:12

Juventus ka vendosur ta blejë mesfushorin Douglas Costa nga Bayern Munich.

Mediat italiane raportojnë se skuadra kampione nga Serie A ka lajmëruar klubin nga Bundesliga në lidhje me blerjen e reprezentuesit brazilian.

Costa iu bashkua Juventusit në verën e vitit të kaluar në formë të huazimit nga Bayern Munich, përcjell “lajmi.net”.

Por, në përjashtim të befasive, “Bianconerët” kanë vendosur të paguajnë shumën prej 46 milionë euro për blerjen e tij nga Bayern Munich. /Lajmi.net/