Juventus feston fitoren, shikojeni çfarë bënte Donnarumma (FOTO)

Derisa futbollistët e Juventusit po festonin fitoren, Gianluigi Donnarumma po bënte diçka fantastike për tifozët e Milanit.

Sport

11/03/2017 09:39

Gianluigi Donnarumma e puthi stemën e Milanit në fanellën e tij përkundër humbjes në sekondat e fundit nga Juventus me rezultat 2:1.

Portieri nuk e ndali penalltinë e fitores nga Paulo Dybala por menjëherë pas takimit derisa kundërshtarët po festonin, ai bëri një gjest fantastik, përcjell “lajmi.net”.

Ai u kthye në drejtim të sektorit të tifozëve të Milanit dhe e puthi stemën e klubit në fanellën e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6