Juve dhe Man Utd pas Andre Gomesit

Juventus dhe Manchester United janë në garë për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.

Sport

16/06/2017 21:59

Mesfushori i lindur në vitin 1993, që një vit më parë nga Valencia iu bashkua Barcelonës, këtë verë mund të ndryshojë sërish skuadër.

Është Juventusi dhe Manchester United që po shprehin interesim për të.

Lajmi është bërë i ditur në medien e njohur spanjolle ‘AS’, përcjell lajmi.net.

24 vjeçari që në vitin 2016 u shpall kampion i Evropës me Portugalinë, nuk ka pasur një sezon për t’u mbajtur mend te Barcelona në vitin e parë si lojtar i kësaj skuadre./Lajmi.net/