Justin Bieber dhe Selena Gomez udhëtojnë në Xhamajka

Çifti më i komentuar i shoubizit ndërkombëtar, Justin Bieber dhe Selena Gomez kanë udhëtuar së bashku në destinacion të Xhamajkës.

ShowBiz

20/02/2018 10:20

Arsyeja e këtij udhëtimi është martesa e babait të Justinin, Jeremy Bieber, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari, krijues i shumë hiteve  ka marrë të dashurën 25 vjeçare me vete, në udhëtimin në Xhamajka.

Baba i Justin, i cili është 42 vjeç, po martohet me 29 vjeçaren, Chelsey Rebelo, me të cilën është në lidhje tash e një kohë.

Ditë më parë, Selena dhe Justin kanë kaluar “Shën Valentinin” së bashku, duke festuar me darkë romantike në një hotel. /Lajmi.net/