Juan: Shaqiri do të na dhurojë Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Interit, Juan Jesus është i bindur se Xherdan Shaqiri dhe Lukas Podolski mund ta dërgojnë skuadrën e tij për në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/01/2015 23:39

Shaqiri nuk është në formë 100%, mirëpo ai do të përmirësohet shumë dhe do ta dërgojë Interin në Ligën e Kampionëve, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Juan Jesus. 

“Jemi të vetëdijshëm për kualitetet e Shaqirit dhe e dimë se kur të jetë në 100 për qind të formës fizike mund t’i zhbllokojë ndeshjet”.
 
“Jam i lumtur për golin e tij në debutim në Meazza. Duhet të vazhdojë të punoj siç ka bërë gjatë javës. Me ndihmën e tij dhe të Podolskit, Inter mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve”, ishin fjalët e Juan Jesusit pas takimit.