Josa e nis me barazim aventurën te Prishtina, Besa e mposht Lirinë

Janë zhvilluar edhe tre ndeshje tjera të xhiros së gjashtë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Sport

23/09/2017 18:02

Vëmendja sot ishte në Gjilan, në përballjen mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Kjo sfidë, nuk solli asnjë gol, duke përfunduar 0-0. Kujtojmë se për Prishtinën në këtë ndeshje debutoi trajneri i ardhur nga Shqipëria, Mirel Josa.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar, Besa mposhti 2:0 Lirinë, ndërsa Drenica mposhti Flamurtarin./Lajmi.net/