Jonuz Musliu vazhdon të insistojë për bashkim, thotë rrogën nuk ia jep Serbia

Kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu është shprehur se nëse hipotetikisht bashkohen Shqipëria dhe Kosova, gjithsesi të bashkohet edhe Lugina e Preshevës.

Lajme

21/04/2017 14:56

Musliu thotë se pagën nuk e merr nga shteti i Serbisë, por nga shqiptarët.

“Paga? Ajo është nga taksa e shqiptarëve, paratë që marr nuk i marr nga Serbia, për shkak se Serbia nuk më jep. Ju e shihni se sa para është investuar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kjo është zonë tampon, çdo gjë është e errët, nuk ka investime e gjitha është mjerim”, ka thënë Musliu.

Ai ka thënë se është “normal për BE-në që në një pako të hynë Shqipëria dhe Kosova”, tek sa ka shtuar se beson që me kohën në këtë pako do të hyjnë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse e ka ndërmend të japë dorëheqje për shkak të pikëpamjes se tij për situatën e krijuar në Komunën e tij ai thotë: “Nëse bashkohemi me Kosovë, gjithsesi, tani kjo është kjo”.

Musliu ka thënë se loja që po luhet në Ballkan nuk është  e mirë, sepse

“Mendoj se Evropa duhet të shikojë ndryshe Ballkanin që duhet të zhvillohet, jo vetëm se vi vend me probleme të tilla si Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera”, ka thënë Musliu. /Lajmi.net/