Jonah Hill tallet keq nga një prezantuese franceze (Video)

Jonah Hill e ka bërë një paraqitje në emisionin televiziv francez “Le Grand Journal”, por nuk e priti që do të tallej aty nga një prezantuese.

ShowBiz

16/09/2016 22:37

Ornella Fleury, vajza e motit në këtë program, foli rreth asaj se si Jonah është subjekt i fantazisë së saj seksuale, edhe pse në fund të tregimit të saj e pati një befasi.

“Kur në filmin “This is the End” të shoh se si torturohesh seksualisht nga një demon tre metra i gjatë, i them vetes: “Ja, ky është mashkulli i ëndrrave të mia”, tha ajo.

“E imagjinoj se si do të takoheshim gjatë natës në dhomën e hotelit”, vazhdoi ajo. “Do të bisedonim, ti do të më bëje të qeshja. Do të më bëjë të qeshja shumë. Dhe më pas krejt papritur, ti do t’i sillje miqtë e tu Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, dhe më pas ti do të largoheshe”.

Ndaj kësaj shakaje aktori u shpreh: “Jam i lumtur që kam ardhur në këtë emision për t’u tallur nga prezantuesja juaj lokale e motit”, transmeton Klan Kosova.

YouTube player