John Cena dhe Bella ribashkohen sërish?

Nikki Bella dhe John Cena mesa duket janë rikthyer sërish.

ShowBiz

21/05/2018 14:14

Dyshja janë fotografuar për herë të parë së bashku teksa shëtisnin me njëri-tjetrin në San Diego, shkruan lajmi.net.

Pas ndarjes, Cena thuhej se e kishte përjetuar rëndë madje gjatë një interviste u shpreh se dëshironte të martohej dhe të kishte fëmijë me të.

Cena dhe Bella e kishin caktuar datën 5 maj si ditën e martesës së tyre, por nuk dihet nëse tani do martohen apo ajo?

Nga ana tjetër, Bella e kishte shumë të vështirë rikthimin pasi si shkak i ndarjes ishte fëmija që ajo dëshironte të kishin. /Lajmi.net/