Jo vetëm Anita, edhe motra e saj publikon foto duke u puthur me bashkëshortin

Lola Haradinaj, është njëra nga gratë më të përfolura të politikanëve shqiptar.

ShowBiz

20/10/2018 14:02

Ajo shquhet për stilin dhe elegancën e saj për çka bën mediat rozë të shkruajnë për të, shkruan lajmi.net

Lola prej vitesh është e martuar me deputetin nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinajn me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale e që momentet e tyre të veçanta nuk ngurrojnë t’i ndajnë me ndjekësit.

Së fundmi, nusja e Haradinajve publikoi një fotografi duke u puthur me Dautin ku imazhit ia lë këtë mbishkrim: “Pranova”.

Theksojmë se Lola dikur ka qenë prezantuese kurse tani ka paralajmëruar një projekt të ri televiziv. /Lajmi.net/