JLo ekspozon këmbët seksi në fustanin e kuq gjatë darkës me të dashurin

48 vjeçarja, Jennifer Lopez shfaq këmbët në fustanin e kuq gjatë darkës me Alex Rodriguez.

ShowBiz

14/07/2018 23:15

Ajo është e njohur për zgjedhjet e saj që bën në tapetin e kuq, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

JLo ishte veshur me shumë stil në bulevardin “Sunset” të premtën, teksa ishte drejtuar për darkë me të dashurin Alex Rodriguez.

Ylli 48 vjeçar  ishte veshur në një fustan të shkurtër me ngjyrë të kuqe, ku shfaqej e ‘zjarrtë’, ndërsa mbante një çantë arti.

Ajo dhe Alex Rodriguez e bënë publike lidhjen në shkurt të vitit 2017, ndërsa kohën e fundit kanë qarkulluar thashetheme se ai i ka propozuar këngëtares martesë. /Lajmi.net/