Jeta dhe vepra e Nënë Terezës ishte e mbushur me plotë dashuri

Në Kosovë do të vazhdojnë aktivitete të ndryshme për Ditët e Shën Terezës për nder të 107 vjetorit të lindjes, të cilat kanë filluar nga 26 gushti dhe do të zgjasin deri më 5 shtator.

Lajme

28/08/2017 09:03

Rreth aktiviteteve për Ditët e Shën Terezës , i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, ishte Don Lush Gjergji, i cili tha se sivjet është shumë e veçantë sepse jemi në 20 vjetorin e vdekjes dhe siç thoshte ajo e kthimit të në shtëpinë e atit, në një vjetorin e shenjtërimit të saj, po ashtu në një vjetorin e shugurimit të Katedrales, e të gjitha këto ngjarje na kanë bërë që të zhvillojmë aktivitete të ndryshme.

Ai tha se jeta dhe vepra e Nënë Terezës, ka qenë e mbushur plotë, frymëzim, përkushtim  dashuri dhe ndihmë për njerëzit. Pra sipas tij, me 26 gusht kanë filluar aktivitetet që po ashtu është shpalosur edhe një ekspozitë me aktivitetet e saja, po ashtu aty janë emrat edhe të familjeve të saj, pra ka dokumente të saj që tregon traditën kombëtare dhe pastërtinë e saj që ja ka folur zoti.

Don Lush Gjergji, tha se ajo është me prejardhje nga Prizreni, e lindur në Shkup dhe udhëtoi në Kalkutë ku edhe kontribuoi. Ai tha se kanë gjetur dokumente të gjyshit të sajë i cili thotë se të gjitha pronat ja dorëzon Kishës në Prizren, e kjo ka ndodhur më 23 janar 1880.

Sipas tij, Shoqata Nënë Tereza do të përurojë 4 shtëpi të reja në ndihmë familjeve, po ashtu edhe një aktivitet çiklizmi nga çiklistët e Vitisë.

Ai tha se me 2, 3, 4 do të vazhdojnë me meshat në tërë Kosovën, ndërsa më 5 shtator do të ndodh shugurimi me kardinalë të rëndësishëm më se 20 sosh.

Për nderim të kësaj dite Kuvendi i Kosovës datën 5 shtator e ka cilësuar si datën e bëmirësisë.

Dom Lush Gjergji tha se çfarë ndodh për të dhe rreth saj ai i shkruan dhe i ruan si dokument, për këtë ai ka shkruar 17 vepra dhe një përmbledhje, për faktin siç thotë e ka përcjellur gjithnjë për 28 vjet sa ishte gjallë.