Jep dorëheqje Julia Pierson

Pas një debati të gjatë në Kongresin amerikan për dështimin e sigurisë, duke përfshirë këtu edhe incidentin e fundit që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ku një person lehtësisht kishte kaluar rrethojat dhe ishte futur në oborr, drejtoresha e Shërbimit Sekret, Julia Pierson ka dhënë dorëheqje.

Bota

01/10/2014 22:46

Pas dorëheqjes së Pierson, Joseph Clancy, i cili më parë ka shërbyer si agjent i veçantë në Divizionin e Mbrojtjes në kuadër të Shërbimit Sekret në Presidencë, do të emërohet drejtor i përkohshëm i Shërbimit Sekret.

Julia Person ka qenë nën presion të madh publik, pas incidentit që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë. Në seancën e Kongresit, të mbajtur të martën, ajo kishte pranuar se ka pasur gabime gjatë implementimit të “planit të sigurisë” raporoton New York Times.