Japonia kurorëzon Ronaldon

Një çmim i ri për Cristiano Ronaldon. Fituesi i Topit të Artë 2013, është konfirmuar si futbollisti më i mirë në botë nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë të Japonisë. Ylli i Real Madridit mposhti bindshëm konkurrencën e paraqitur nga Lionel Messi, Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Ribery, duke marrë shumicën e votave të futbollistëve japonezë, në…

Sport

13/03/2014 21:30

Një çmim i ri për Cristiano Ronaldon. Fituesi i Topit të Artë 2013, është konfirmuar si futbollisti më i mirë në botë nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë të Japonisë.

Ylli i Real Madridit mposhti bindshëm konkurrencën e paraqitur nga Lionel Messi, Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Ribery, duke marrë shumicën e votave të futbollistëve japonezë, në kategorinë e futbollistit më të mirë në botë.

Ronaldo është shprehur i lumtur me çmimin që i erdhi nga Japonia, sidomos për faktin se u votua nga kolegët, raporton Marca.

Përveç tyre, edhe selektori i Japonisë, Alberto Zaccheroni votoi për Ronaldon, në vend të Messit, Ibrahimovicit dhe të tjerëve.

Ronaldo është një prej futbollistëve më të popullarizuar në Azi, e sidomos në Japoni, ku statusi i tij përforcohet gjithnjë e më tepër dhe ai rregullisht merr oferta nga aspekti komercial.

Ai është një prej figurave kryesore të Nike Japan dhe fotografitë e tij janë të publikuara kudo në qendra tregtare.