Januzaj tregohet i madh, ia falë fanellën tifozit shqiptar në prezantim te Sociedadi (VIDEO)

Adnan Januzaj i ka dhuruar një tifozi shqiptar fanellën e tij më numër 8 te Real Sociedad.

Sport

13/07/2017 20:33

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, sot është prezantuar te Real Sociedad, pas largimit nga Manchester United.

22 vjeçari në Spanjë u prit edhe nga tifozë shqiptarë, të cilët e pritën me flamur të Kosovës dhe të Shqipërisë.

E në fund, Januzaj vendosi që fanellën e tij me numër 8 t’ia falë ndonjërit nga tifozëve që ishin në stadium, dhe në fund vendosi që atë t’ia dhurojë tifozit shqiptar, të cilin edhe e përqafoi./Lajmi.net/