Januzaj s’e di himnin e Belgjikës

Adnan Januzaj e ka pranuar se nuk e di himnin belg. Por, mesfushori kosovar është zotuar se do ta mësojë atë, për ta kënduar së bashku me lojtarët tjerë të Përfaqësueses së Belgjikës.

Sport

20/05/2014 11:43

Adnan Januzaj e ka pranuar se nuk e di himnin e Belgjikës. Mirëpo, mesfushori kosovar është zotuar se do ta mësojë himnin, pasi është pyetur nëse do ta këndojë atë gjatë Botërorit të Brazilit, ku do ta përfaqësojë Belgjikën.

“Unë e di himnin pak, por duhet ta mësoj”, ka thënë 19 vjeçari në konferencë për shtyp, pasi e zhvilloi stërvitjen e parë me Belgjikën.

Januzaj ka thënë se e zgjodhi Belgjikën pasi është lindur, rritur dhe shkolluar aty, duke e parë të ardhmen në këtë përfaqësuese, duke hequr dorë përfundimisht nga Kosova.

Januzaj debutoi këtë sezon me Manchester Unitedin, duke shfaqur paraqitje brilante, ndërkohë që shënoi edhe katër gola.

Ai hoqi dorë nga opsionet si Anglia, Shqipëria, Kosova e Turqia, duke e preferuar Belgjikën, sigurisht i ndikuar edhe nga babai i tij, Abedini.