“James Rodriguez kurrë nuk do të rikthehet te Real Madridi”

James Rodriguez kurrë nuk do të rikthehet te Real Madrid.

Sport

17/10/2018 19:14

Kështu së paku mendon legjenda kolumbiane e futbollit, Carlos Valderrama, që thotë se Real Madrid ka bërë një gabim duke e lejuar largimin e James.

27 vjeçari aktualisht po kalon sezonin e dytë në huazim te Bayern Munich. Bavarezët kanë të drejtën e transferimit të lojtarit në fund të sezonit për 42 milionë euro, nëse arrijnë marrëveshje personale me James.

“James duket mirë, i lumtur te Bayerni”, ka thënë Valderrama për ESPN, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nëse ai nuk është kthyer deri tani te Real Madrid, nuk mendoj se do të rikthehet më”.

“Ajo që James bëri sezonin e parë me Ancelottin ishte e madhe, sepse askush nuk besonte se do ta arrinte atë kur u transferua te Reali”.

“Ajo që ndodhi pastaj ishte e çuditshme. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, po ashtu as në Kolumbinë nuk kanë arritur ta kuptojnë”./Lajmi.net/