Jacobson: Ambasada e re, simbol i përkushtimit amerikan ndaj Kosovës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën dhënë Klan Kosovës, ka folur për projektin më të madh kapital që SHBA-të kanë realizuar në Kosovë –Ambasadën Amerikane.

Lajme

14/05/2015 18:45

“Që nga dita e parë e punës në këtë Ambasadë, kosovarët do të kenë mundësi të pajisen me viza amerikane”, tha Jacobson.

Projektin që do të kushtojë 250 milionë dollarë ajo e ka quajtur “simbol të partneritetit dhe përkushtimit që Amerika ka ndaj Kosovës”.

“Kjo ndërtesë është shenjë për përkushtimin tonë të vazhdueshëm për zhvillimin e Kosovës dhe për partneritetin tonë dhe miqësinë me Kosovën”, tha më tej ambasadorja Jacobson.

Ambasadorja që është në fund të mandatit të saj në Kosovë, ka përsëritur se ndërtesa shumëmilionëshe tregon se përkushtimi dhe partneriteti mes dy shteteve do të vazhdojë gjatë.

“Ndërtesa e re e Ambasadës nënkupton një përkushtim të vazhdueshëm për Kosovën dhe ky përkushtim do të vazhdojë për një kohë të gjatë, kjo është arsyeja që ne do t’i investojmë 250 milionë dollarë. Hapësira do të jetë 12 mijë metra katrorë”.

“Kjo ndërtesë është simbol i partneritetit dhe përkushtimit afatgjatë”, ka thënë Jacobson për Klan Kosovën.