Ja vendi ku ndalohet “selfie”

Qyteti indian, Mumbai ka bërë publike 16 zonat ku nuk lejohet të bëhet një “selfie”.

Fun

27/02/2016 16:41

Ky vendim vjen pas rritjes së numrit të vdekjeve të lidhura me maninë për të bërë kësi lloj fotosh, pasi njerëzit gjejnë vendet më të rrezikshme për një “selfie”.

Madje edhe vetë kryeministri, Narendra Modi, ka postuar ‘selfie’ me liderë të ndryshëm botëror. India është vendi që ka numrin më të lartë të vdekjeve që kanë pasur si shkak i pozimit për “selfie”.

Këtë muaj një studente 18-vjeccare humbi jetën në një piknik për shkak se humbi barazpeshën e trupit teksa bënte “selfie” në majë të një shkëmbi. Ajo ra në ujë dhe u mbyt, bashkë me një koleg klase i cili u përpoq ta shpëtonte.

Tashmë Mumbai, i alarmuar nga trendi, ka ndaluar fotot “selfie” në disa zona të qytetit, duke paralajmëruar njerëzit të mos ndërmarrin rreziqe të panevojshme.