Ja si i përgjigjet Aurela kritikave!

Këngëtarja Aurela Gaçe është vazhdimisht pranë fansave përmes rrjeteve sociale. E kësaj radhe ajo ka vendosur ti përgjigjet gjithë atyre qe e kritikojnë...

ShowBiz

26/03/2015 12:00

Ja postimi i plotë i këngëtares. Kështu i përgjigjet ajo thashethemeve e kritikave

Kush është perfekt nga qëniet njerëzore? Edhe unë, si e tillë kam dobësitë e mia, problemet e mia, besimet, idealet, shijet e mia. …dhe sigurisht kam bërë dhe bëj atë çfarë më do shpirti.

Keq ose mirë, se di që e teproj, di që jam “patetike” siç më quajnë ata që pinë ndonjë birrë në ndonjë pub ku vendoset muzike “franceze” dhe ëndërrojnë se janë pjesë e një shoqërie parisiene. Unë të pakten e di çfarë jam.

Dhe e dua këtë që jam, ndaj nuk e fsheh, kurse “parisienëve” të ketij fshati të madh ku bëhemi me baltë përditë, ku pluhurin e thithim njësoj të gjithë, unë ndërkohë u them, se unë e kam fituar vetë bukën time gjithë këto vite, e ndërkohë atyre mami akoma ja u skuq vezën, të rriten edhe pak, të bëjnë vezen e tyre e të shohim me sa të verdha mund t’a bëjnë.

Oh, harrova. Ju përqafoj ….ju më jepni forcë ti mëshoj edhe më fort kësaj që jam. Shtyllën kurrizore e kam vizore të drejtë, kurse ju kam një frikë se nuk e keni fare. Nese doni kontroll, ju jap nr e fizioterapistit tim, është njësh”. ka shkruar Aurela ne Instagram. lajmi.net