Ja si erdhi deri te shpërthimi në depon e naftës në Fushë Kosovë

Sipas shoqatës së naftëtarëve, shpërthimin në deponinë e naftës së kompanisë Al Petrol ka ndodhur për shkak të një defekti të energjisë elektrike.

Lajme

25/05/2018 15:17

Lajmin për “Gazeta Blic”, e ka konfirmuar Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani.

Sipas Berjanit, pronari i Al Petrol, Latif Kryeziu ka treguar se deri te ky rast ka ardhur për shkak të një defekti me energji elektrike.

Ndryshe, katër persona janë lënduar nga  shpërthimi i zjarrit në një cisternë, në Miradi.