Ja si dukej lumi Prishtevka më 1913 (Foto)

Dikur kryeqyteti i Kosovës kishte një lumë që rridhte mu në mes të tij. Madje edhe emrin e kishte marrë nga ky lum.

Fun

13/03/2016 23:04

Prishtevka, ishte lumi që gjatë kohës së komunizmit u mbulua dhe mbeti nën tokën e Prishtinës.

Sabedin Gubetini ka publikuar një fotografi në facebook, ku shihet lumi duke rrjedhur ndërmjet shtëpive, transmeton lajmi.net

Ja postimi i plotë i tij dhe fotografia:

Qyteti Prishtina me 7 maj 1913 dhe Lumi Prishtevka (Prishtina) dhe Prishtinalit në xhade kalldërma në rrugë që ishte traditë e vendit në të gjithë Kosovën , përball kemi Minarën e Xhamisë së madhe të Fatihut Sulltan Mehmedit të dytë dhe Sahatkullën. Emri i Qytetit vjen nga lumi Prishtevka por sot për gjynah Prishtevka që nga fund të viteve të 1970-ta, u mbulua edhe lumi Prishtina dhe kështu qyteti Prishtina mbet me lum ndër tok kurse mbi të nuk mbet gjë.