Ja si dështuan partitë lidere nëpër komuna… Lutfi Haziri, Agim Bahtiri, Svarqa, Kusari-Lila (Foto)

Numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 qershorit tashmë po shkon drejt fundit, derisa rezultatet kanë treguar shumë befasi në disa komuna.

Lajme

13/06/2017 17:31

Ferizaj, Gjilani, Gjakova, Vushtrria, Fushë Kosova, Peja, Vitia, Mitrovica, Kamenica, Suhareka dhe Kaçaniku edhe pse udhëheqen nga disa parti politike, në zgjedhjet e 11 qershorit ka pasur rezultate befasuese, raporton lajmi.net

Në qytetin e Ferizajt ku udhëheq LDK-ja me kryetarin Muharrem Svarqa, kjo parti nuk ka arritur të dalë as e dyta. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 34.86% të votave, duke lënë prapa koalicionin PAN me 30.49% të votave, kurse koalicioni LAA është i treti me 29.85%.

Edhe në Gjilan LDK-ja të paktën në zgjedhjet e përgjithshme nuk ka dalur të jetë parti e preferuar. Në qytetin që drejtohet nga Lutfi Haziri ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, madje me dallim të madh me LDK-në. VV ka arritur të sigurojë në këtë qytet 41.73% të votave, kurse 27.58% kishte koalicioni LAA. Në vendin e tretë është PDK-AAK-NISMA me 22.30% të votave.

Mimoza Kusari-Lila, kryetar e Gjakovës (Alternativa)

Mimoza Kusari Lila kryetar e Gjakovës tash pjesë e koalicionit LAA, ka përfunduar tek në pozitën e tretë në këtë qytet. Koalicioni PAN prin në Gjakovë me 41.62% të votave, kurse Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 30.15%. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, në këtë qytet nuk ka arritur të marrë më shumë se 23.78% të votave.

LDK-ja e ka humbur kryesimin edhe në Fushë Kosovë.  Edhe pse në një garë të ngushtë, Vetëvendosja ka arritur që ta fitojë edhe këtë komunë me 34.57% të votave, kurse koalicioni LAA ka arritur të sigurojë 33.83% të votave.

Në Vitinë e Sokol Halitit të LDK-së, e para ka dal Lëvizja Vetëvendosje. Këta të fundit deri më tani kanë 37.06% të votave, kurse LAA ka 34.69%. Të tretët në këtë komunë janë koalicioni PAN me 25.75% të votave.

LDK-ja edhe pse partnerë me dy parti, e ka humbur edhe qytetin e Pejës, si një nga sukseset më të mëdha që e kishte në zgjedhjet e fundit komunale. Koalicioni PAN kryeson në këtë qytet me 36.58% të votave, duke lënë prapa LAA-në me 30.93% të votave.

Edhe pse në koalicion me LDK-në, Agim Bahtiri nuk ka mundur ta ‘dëshmojë’ forcën në Mitrovicë. Në vendlindjen e Veselit të partë janë pikërisht koalicioni PAN me 36.35% të votave, por me një diferencë të vogël me Vetëvendosjen e cila ka siguruar 36.02%. LAA janë të tretit, me vetëm 23.04%.

Sali Asllanaj, kryetar i Suharekës (LDK)

Koalicioni PAN kryeson edhe në qytetin e Suharekës, ku udhëheq LDK-ja me kryetarin Sali Asllanaj. PDK-AAK-NISMA në këtë komunë kanë arritur të sigurojnë mbi 44% të votave, kurse LDK-ja me partnerë të koalicionit ka 34.57% të votave.

Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë edhe tri komuna që udhëheqen nga PDK-ja, bëhet fjalë për Kamenicën, Vushtrrinë dhe Kaçanikun.

Në Kaçanikun e Besim Ilazit, kryeson Vetëvendosja që ka arritur të marrë 37.80% të votave, derisa po zhvillohet garë e ngushtë pasi koalicioni PAN ka 37.52% në këtë komunë.

Në Kamenicë PDK-ja me partnerë të koalicionit nuk kanë arritu të dalin as të dytit. Edhe këtu ka arritur që befasi të shkaktojë Vetëvendosja e cila ka marrë 38.60% të votave, kurse koalicioni LAA është i dyti me 28.67% të votave. PAN-i në këtë komunë janë të tretit duke siguruar vetëm 21.48% të votave.

Image result for begzad sinani 2017

Begzad Sinani, kryetar i Kamenicës (PDK)

E gara më e ngushtë po zhvillohet në qytetin e Vushtrrisë. Vetëvendosja është duke avancuar në këtë komunë me vetëm shtatë vota më shumë se koalicioni PAN. E këtu vendimtare pritet të jenë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Deçani, Podujeva, Drenasi, Skënderaji, Istogu e Prizreni kanë mbetur në votat duke qenë, duke mos pasur ndryshime të mëdha në rezultat.

Në Deçanin e AAK-së kryeson koalicioni PAN njejtë sikur ka ndodhur edhe në Drenas, Skënderaj dhe Prizren. Kurse koalicioni LAA prin në Podujevë dhe Istog, bastione këto të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Lajmi.net/