Ja sa i ka kushtuar Real Madridit shkarkimi i Lopetegui

Real Madrid të hënën përmes një komunikate ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Julen Lopetegui.

Sport

01/11/2018 08:36

Rezultatet e dobëta në këtë fillim sezon të Real Madridit dhe humbja 5:1 ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’, kanë bërë që Florentino Perez të largojë nga detyra e kryetrajnerit spanjollin 52 vjeçar, dhe në vend të tij përkohësisht e vendosi Santiago Solarin.

Lopetegui kishte marrë drejtimin e Realit gjatë muajit korrik, ku kishte nënshkruar kontratë tri vjeçare, nga e cila do të përfitonte 18 milionë euro.

Por, Lopetegui pas shkarkimit nga Reali, ka vendosur të heq dorë nga pjesa më e madhe e parave që i takojnë më kontratë, duke pranuar që të shpërblehet me vetëm tre milionë euro shkruajnë mediet në Spanjë, përcjell ‘lajmi.net’.

Mbetet të shihet nëse zëvendësuesi i Lopetegui, Santiago Solari, do të arrijë të këndellë Real Madridin pas asaj serie negative të rezultateve./Lajmi.net/