Ja sa do të përfitojë Skënderbeu nga Europa League

Vetëm me pjesëmarrjen në këtë aktivitet Skënderbeu do të përfitojë 2.4 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për një ekip shqiptar.

Sport

17/09/2015 17:06

Skënderbeu është i pari ekip shqiptar që prek në fazën e grupeve të një aktiviteti të organizuar nga UEFA. Korçarët mbërritën në Europa Leaguepas eliminimint në play off e Champions ku pësuan 2 humbje nga Dinamo Zagreb.

Megjithatë edhe turneu i dytë për nga rëndësia në kontinent për klube ka të mirat e tij.

Vetëm me pjesëmarrjen në këtë aktivitet Skënderbeu do të përfitojë 2.4 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për një ekip shqiptar, shkruan “Albeu.com”.

Por UEFA nuk ndalet me kaq, pasi çdo fitore shpërblehet me 360 mijë euro, një arsye më shumë për skuadrën e Mirel Josës që të përpiqet të arrijë rezultate. Për barazimin UEFA jep 120 mijë euro.

Në rast se arrin vendin e parë në grup merr 500 mijë euro të tjera, ndërsa i dyti 250 mijë. Në këtë mënyrë Skënderbeu ka qindra mijëra arsye që të japë rezultat në Europa League. Këtu nuk përfshihen natyrisht të drejtat nga marketing apo përfitimi nga biletat. UEFA ka rritur shpërblimet me 65% nga sezoni i kaluar.