Ja pse duhet të vraponi çdo ditë

Vrapimi për çdo ditë për disa minuta është po aq i dobishëm sa vrapimi i gjatë, kur është fjala për zgjatjen e jetëgjatësisë, sipas një studimi të publikuar, i cili tregon se vrapuesit jetojnë më gjatë sesa njerëzit joaktivë.

Lifestyle

29/01/2016 11:52

Një studim tregon se personat, të cilët për çdo ditë vrapojnë vetëm pesë deri në dhjetë minuta, mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjen e parakohshme, transmeton “Zëri.info”.

Autorët e studimit nuk kanë vërejtur një ndryshim të madh në mes të atyre që vrapojnë pak (50 minuta në javë) ose atyre që vrapojnë më shumë (180 minuta në javë), në mënyrë të shpejtë ose të ngadalshme (më pak se 10 km/h).

Në përgjithësi, personat që vrapojnë kanë një rrezik 30 për qind më të ulët të vdekjes së parakohshme. Jetëgjatësia e vrapuesve mesatarisht është tre vjet më e gjatë sesa e atyre që nuk vrapojnë, sipas studimit.