Ja pse aeroplani i Turkish Airlines bëri ulje të detyruar në Kopenhagen

Aeroplani i Turkish Airlines i linjës Stamboll-New York kreu një ulje të detyruar në kryeqytetin e Danimarkës në Kopenhagen pasi poshtë një kolltuku në pjesën e kabinës u gjet një aparat fotografik.

Bota

25/06/2015 17:26

Sipas informacioneve të marra në aeroplan me 292 pasagjerë në bord të kompanisë ajrore Turkish Airlines i cili ishte duke fluturuar nga Stambolli për në New York poshtë një kolltuku në pjesën e kabinës u gjet një aparat fotografik.

Piloti kapiten me qëllim të masave kaloi në kontakt me kullën për ulje në Kopenhagen.

Pas marrjes së lejeve të nevojshme, aeroplani u ul në Kopenhagen në orën 16.40, raporton Anadolu Agency.

Pas uljes së detyruar përreth aeroplanit u morën masa sigurie si dhe udhëtarët u dërguan në terminal, ku më pas janë kryer edhe kontrollet në përputhje me procedurat.