Ja pesë arsyet pse fitoi Donald Trump

Donald Trump kishte definuar pritshmërinë e tij që nga fillimi i fushatës së tij presidenciale nga më shumë se një vit, shkruan BBC.

Bota

09/11/2016 10:16

Shumë pak njerëz menduan që ai do të garonte me të vërtetë, por e bëri atë. Ata menduan që ai nuk do të ngjitej në sondazhe, por ai e bëri. Ata thanë se ai nuk do të fitonte në rezultatet paraprake, por ai e bëri. Ata thanë që ai nuk do të fitonte nominimin nga republikanët, më pas e fitoi.

Së fundmi ata thanë se nuk kishte mundësi që ai të garonte, lëre më të fitojë zgjedhjet e përgjithshme i vetëm.

Tani Trump është president i zgjedhur. Këtu do të gjeni pesë arsyet si e arriti ai atë që nuk pritej nga shumica dhe ishte e pakuptueshme nga shumë.

  1. Vala e të bardhëve nga Trump
  2. Donald i papërshkueshëm nga plumbat e skandaleve
  3. Ai garoi kundër Demokratëve. Garoi edhe kundër forcave në partinë e tij. Ai i mundi të gjithë.
  4. Faktori Comey, kur drejtori i FBI-së publikoi letrën në të cilën thuhej se do të rihapej hetimi për email-et e Hillary Clinton.
  5. Ai i besonte instinkteve të tij.