Ja kush dyshohet se e plagosi Noizyn (Foto)

Reperi nga Shqipëria Rigels Rajku - Noizy është plagosur nga vëllai i reperit nga Prishtina, Cozman, në përplasjen me armë zjarri që patën këta dy reperë sot në Prishtinë, thonë burime të Insajderit brenda Policisë së Kosovës.

ShowBiz

13/09/2016 18:48

Burimet e Insajderit brenda policisë thonë se Noizy është plagosur lehtë nga të shtënat, dhe se tetë persona janë shoqëruar në polici pas përplasjes.

Sot rreth orës gjashtë në Prishtinë, Grupi i udhëhequr nga Noizy, OTR është përleshur me reperin Cozman në qendër të Prishtinës.