Ja kur do të publikohet kënga ‘Let you love me’ nga Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora ka bërë dy paralajmërime të mëdha për fansat.

ShowBiz

20/09/2018 10:27

Para disa ditësh ka treguar se më 23 Nëntor do ta publikoi albumin e saj më të ri me titull ‘Phoenix’, shkruan lajmi.net

Por para albumit ajo e ka një super surprizë për fansat pasi do ta publikoj këngën e re ‘Let you love me’. Ky projekt muzikor do të publikohet nesër (e premte) dhe Rita është shfaqur tejet e emocionuar në Instastory./Lajmi.net/