Ja çka po transmetohet në RTV21 në vend të ‘1 kafe me Labin’

Ka pothuajse disa ditë që emri i moderatorit Labinot Gashit po përmendet në medie për shkak se ai ka lënë punën në televizionin 21.

ShowBiz

15/01/2017 13:25

Tani të gjithëve u ka ardhur në mendje pyetja: Kush do ta udhëheq emisionin e tij?

E shumë njerëz kanë pritur ditën e diel për ta mësuar këtë gjë, shkruan lajmi.net. Por, ndonëse e diela erdhi, ‘1 kafe me Labin’ nuk është duke u transmetuar në RTV 21.

Tani, është duke u transmetuar emisioni ‘1 Kafe me Mamën’, party i organizuar për Vitin e Ri.

Siç duket, menaxhmenti i RTV21, akoma nuk ka mundur që ta gjejë zëvendësimin e Labit./Lajmi.net/