Ja çfarë thanë personalitetet botërore për Hashim Thaçin

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Thaçi, Ismail Syla, një ditë para votimit të Hashim Thaçit për president, i ka publikuar disa prej mendimeve të personaliteteve publike ndërkombëtare të thëna publikisht për Hashim Thaçin.

Lajme

25/02/2016 21:58

Ky postimi i plotë i tij:

MENDIME TË PERSONALITETEVE PËR HASHIM THAÇIN, KANDIDATIN PËR PRESIDENT TË KOSOVËS

Bill Klinton, president i SHBA-ve, nëntor 1999 (Aeroporti i Prishtinës): “Më vjen keq që nuk jemi takuar më herët, për t’i dëgjuar orientimet tuaja demokratike”

Wolfgang Petritsch, ambasador i BE-së, i ngarkuar për Kosovën: “Kosova/ Kosova”, nëntor 1999, Vienë: “Më në fund u takuam me njeriun e vërtetë, me të cilin mund të bisedojmë për Kosovën”

James Rubin, zëdhënës i Stejt Departamentit, SHBA: “Si e fituam luftën” 2000:

“Ne së bashku e gjetëm kompromisin (vër. Rubin – Thaçi) dhe e shpëtuam Konferencën”

Madeline Albriht, sekretare e shtetit e SHBA-va, Washington, gusht 2001:

“Nuk kam gabuar kur kam thënë se je politikan i lindur gjatë kohës së Kosnferencës së Rambujesë. Angazhimet tuaja gjatë luftës dhe pas luftës, ma kanë përforcuar mendimin se ti ke dhunti politike. I besoj vizionit tuaj, vizion që i ka munguar Kosovës.”

 

Zbignjev Bzhezhinski, Instituti për Studime Gjeostrategjike, SHBA: “Kam dëgjuar gjëra të mrekullueshme për Ju. Unë i çmoj njerëzit e fortë dhe këmbëngulës si Ju.” (janar 2001, Washington)

Oja Agynesh, akademike turke dhe deputete: “Thaçi është një lider shumë impresionues dhe shpresoj në suksese sa më të mëdha të tij. Unë e çmoj qëndrimin e tij, sakrificën e tij, i çmoj njerëzit që punojnë me të, që angazhohen për pavarësi…., është e papërshkrueshme kjo. Ne të gjithë duhet të lutemi për sukesin e tij”, thotë Agynesh.

“Unë jam eksperte për Ballkanin. Gjatë viteve ‘90 vazhdimisht i vizitoj këto pjesë të Ballkanit. Në analizat e mia unë kam cekur se vetëm rruga diplomatike nuk është rruga që do t’i çonte përpara kosovarët. Gjithashtu, duke e njohur mirë mentalitetin serb, sesi ata i planifikojnë gjërat që më parë, ata kanë plane të errëta mese 100 vjeçare se si t’i nënshtrojnë kombet përreth. Për të luftuar serbët, duhet që të kesh veti të larat njerëzore, të jesh i fortë, i përcaktuar, i paluhatur dhe i gjindshëm. Të gjitha këto veti unë i pashë te Thaçi dhe mendoj se në momentin e duhur ai e gjeti rrugën e duhur.

James Petiffer, publicist britanez, Intervistë, nëntor 2001: “Hashim Thaçi ishte zemra e asaj lëvizjeje, pra UÇK-së, dhe si i tillë, meriton vëmendje nga historianët e ardhëshëm…. Hashim Thaçi , personalitet i respektuar dhe i dëshmuar gjatë luftës, është përfaqësues kryesor i Kosovës së re”.

Ismail Kadare “Ra ky mort e u pamë”, Onufri 2000: Gjatë vizitës që i bëri delegacioni i UÇK-së shkrimtarit “…ata, me këtë gjest, me këtë këshillim tregojnë se pavarësisht nga shtresimet e pashmangshme të një guerilje ballkanase, e kanë një dozë të fortë idealizmi, një përmasë që i lidh me të ardhmen, me qytetërimin evropian.”

Wolfgang Petritsch, Vjenë 20 janar 2015: Është nder dhe privilegj i madh të prezantoj Hashim Thaçin si marrës të çmimit “Golden Arrow Lifetime Achievement Award”.

Hashim Thaçi është një personalitetet i cili ka shkruar historinë evropiane nëpërmjet dy ngjarjeve të shquara:

– Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi si Kryeminister i parë i Republikës së Kosovës, e ka çuar vendin e tij drejt shpalljes së pavarësisë.

– 5 vjet më vonë, në prill 2013, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, marrëveshja historike mes Serbisë dhe Kosovës u arrit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.