Ja çfarë bëni kur jeni të dehur – Lajmi.net
Ja çfarë bëni kur jeni të dehur
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 16:22, 13 April 2018
Kur janë të dehur njerëzit bëjnë gjëra nga më të ndryshmet.

Disa thonë se njeriu është vetvetja, disa të tjerë thonë se efekti i alkoolit sjell të papritura. Sipas intv.al janë specifikisht disa gjëra që bëni vetëm kur jeni të dehur:

1. Ju do i shkruani personit që nuk duhet
Përgjithësisht njerëzit e dehur i shkruajnë njerëzve që nuk duhet, kur janë të dehur. Më pas pendohen pothuajse tëgjithë.

2. Ju nuk keni asnjë shqetësim për të marrë një udhëtim të shtrenjtë me taksi
Pasi hipni në një taksi, edhe nëse dëgjoni që çmimi është i shtrenjtë sërish nuk e vrisni mendjen. Në mëngjes do e kuptoni gabimin, por do jetë vonë.

3. Do kërceni
Edhe personat që kurrë nuk kërcejnë, pasi dehen i ikën emocioni dhe kërcejnë madje si të çmendur.

4.  Do bisedoni me të tjerët që presin në rradhë me ju për në tualet
Sidomos femrat, ndërkohë që presin për të shkuar në tualet fillojnë biseda të ndryshme.

5. Bëni plane që kurrë s’do i realizoni
Kur jeni të dehur jeni entuziastë për shumë gjëra. Sipas intv.a do bëni ndonjë plan që thjesht e dëshironi, por kushtet nuk i keni për ta realizuar.

6. Hiqni këpucët në mes të rrugës
Këtë esëll nuk do e bënit kurrë. Kur jeni të dehur, nuk pyesni më nëse dikush po ju shikon, apo jo. Doni të ndiheni të lirshëm.

7.  Do putheni me dikë
Qoftë i njohur, ose i panjohur nëse do e pëlqeni do e puthni nëse do jeni në gjendje të dehur. Lirshmëria është në maksimum.

8. Do dërgoni mesazhe seksuale dikujt që sapo keni filluar të dilni
Tjetri do jetë diku për qejfin e vet, ndërsa ju do i dërgoni mesazh me përmbajtje seksuale. Atë që ndjeni në ato momente, do ja shkruani dhe do dëmtoni më pas veten tuaj.

9. Dëshironi të ziheni
Kjo ndodhë edhe te femrat. Nëse janë në ndonjë lokal dhe padashje një tjetër e shtyn, ka shumë mundësi që të nisë ndonjë sherr.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO