Ja arsyeja pse Amber Heard ka kërkuar divorcin nga Johnny Depp

ohnny Depp dhe Amber Heard qëndruan të martuar për vetëm 15 muaj dhe aktorja bëri kërkesë për divorc datën 23 Maj, por një burim thotë se Amber bëri gjithçka të nevojshme për të mirën e vetes pas muajsh të tëra rezultatesh negative.

ShowBiz

27/05/2016 16:33

Informatori shton: “Amber bëri atë që duhej të bënte duke u kujdesur për veten e saj”.Por tensioni mes Amber Heard dhe Johnny Depp kishte filluar edhe përpara se ata të martoheshin, thjesht tani kishte ardhur një moment që martesa nuk mund të vazhdonte më.

Informatori shprehet se Amber ka hezituar që të lidhë jetën me aktorin 22 vite më të madh se ajo që në festën e fejesës së tyre, në Mars 2014.

Ai shton më tej: “Përpara se Amber të takohej me Johnny ajo ishte një vajzë e qetë, me një jetë të bukur që jetonte me vajzat, dhe kishte partnere femra. Në festën e fejesës së tyre, për një moment ajo as që mund tu besonte syve. Amber thoshte shpesh çfarë po bëj unë këtu, dhe nuk mund ta besonte që ajo ishte jeta e saj”.

Përmendim po ashtu se Shkurtin e 2015, Johnny Depp nuk ishte i pranishëm në festën e ditelindjes së saj të 30-të, në Palm Springs. Sa i përket marrëdhënies së Amber me familjen e Johnny, burimi thotë se nuk është e vërtetë që nëna e tij nuk e donte. Amber e ka vitituar disa herë në spital edhe pa praninë e bashkëshortit.