Ivanovi gënjeu se kinse Merkeli i ka kërkuar falje! – Lajmi.net
Ivanovi gënjeu se kinse Merkeli i ka kërkuar falje!
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 23:08, 18 May 2017
Zëdhënës i qeverisë gjermane përmes komunikatës ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë kërkim falje nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel deri tek Presidenti Gjorge Ivanov në akuzat që ai ka dërguar drejt ambasadores gjermane në Shkup.

Në kërkesën për sqarim nga “Sakamdakazham” ndaj deklaratës së Ivanovit në të cilën ai akuzoi ambasadoren gjermane në Shkup, se po përhap lajme të rrejshme dhe se kancelarja gjermane i ka kërkuar falje atij, nga Shërbimi Informativ i qeverisë gjermane kanë marrë deklaratën e mëposhtme:

“Si zëdhënës i qeverisë, unë mund t’ju them se kancelarja federale nuk ka bërë ndonjë deklaratë në kontekstin që përmendni. Lidhur me komentet e bëra nga ambasadorja gjermane në Shkup, ju lutemi kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë informacion”, thonë nga qeveria gjermane. /tetovasot/

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble