Iu nuhaste erën çorapeve çdo ditë, ajo çfarë ndodhi mushkëritë e tij ishte e tmerrshme

Një burrë është shtruar në spital me një infeksion të rëndë të kërpudhave në mushkëri - që besohet të jetë shkaktuar nga nuhatja e çorapëve të tij çdo ditë.

Fun

16/12/2018 17:28

Njeriu, nga Zhangzhou, në juglindje të Kinës, nuhaste çorapët e tij pas përfundimit të punës çdo ditë, raportohet nga mediat lokale.

Ai kthehej në shtëpi nga puna dhe ndërronte rrobat, por siç thuhet nuk ndërronte çorapet që ai kishte veshur gjatë gjithë ditës.

Si rezultat ai mendohet se është prekur nga një infeksion i kërpudhave, i zhvilluar në këpucët e tij nga këmbët e djersitura.

Kjo pastaj u përhap në mushkëritë e tij, kur ai mori fryme me spore, sipas raportimeve. /Lajmi.net/